Tom Hanks u rikthye së fundi me një dramë nga Lufta Civile në Amerikë në vitin më të vështirë në SHBA. Një film ku rrëfehen histori të vërteta të jetës dhe kohës nga një qytet në tjetrin duke lexuar gazeta për njerëzit të cilët po vuanin pasojat e një Lufte Civile
Lufta Civile në Amerikë kishte përfunduar gjysmë dekade më parë dhe kapiteni Jefferson Kyle Kidd (Tom Hanks) po udhëtonte nga qyteti në qytet për të shpërndarë histori të vërteta të shkruara në shtypin amerikan të kohës.
Një veteran i tri luftërave në Amerikë, Kidd ndante historitë e tij me njerëzit, histori që kanë të bëjnë më presidentë e mbretëresha, beteja luftarake të ashpra, tragjedi të ndryshme por edhe aventura të cilat ndodhinin anembanë botë.
Por, udhëtimet e tij e takojnë më një vajzë 10-vjeçare e cila quajtur Johanna (Helena Zengel). Vajza e vogël ishte adoptuar nga një fis indian me emrin Kiowa dhe ishte rritur si një prej tyre. Ajo nuk dëshiron që të udhëtoj me Kidd, kapiteni vendos ta dërgojë të familja e saj me prejardhje gjermane.
Këtu fillon një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe i rrezikshëm jo vetëm nga vështirësitë atmosferike por edhe nga njerëzit të cilët kishin kaluar nëpër sfida të ndryshme e luftëra të ndryshme.
Në fund Kidd arrin që ta dërgojë në shtëpi Johannan por pasi kthehet në vendlindje tregohet edhe historia e dhimbshme e kapitenit.
Gruaja e tij kishte vdekur derisa ai ishte nëpër luftëra të ndryshme nëpër botë dhe aty ai tregon edhe historinë tragjike të tij. Kidd kishte ëndërruar ta kishte një familje – të cilën tashmë ishte vonë për ta krijuar – kishte ëndërruar një fëmijë.
E këtu ai kujton Johannën ku rikthehet për ta rimarrë atë dhe bashkë më të do t’i tregonte historitë e shtypit të kohës nëpër qytetet e ndryshme amerikane nga Jugu në Veri, trasnmeton ‘gazetaexpress’.
Regjisor i këtij filmi është Paul Greengrass derisa skenarist është Luke Davies, i cili këtë skenar e bazoi në romanin e njohur të autores Paulette Jiles.
Filmi u lansua në SHBA në fund të vitit të kaluar dhe ka pasur kritika të mirë, sidomos për lojën e dy aktorëve kryesor; Hanks dhe Zengel.
“The National Board of Review” e rendit filmin si njërin prej filmave më të mirë të vitit 2020.
“News of the World” është edhe në platformën Netflix ku u lansua më 10 shkurt të këtij viti.