Ti e shkruan emrin tënd në ujë
dhe pastaj zhytesh.
Një aureole njomështie rrethon
fytyrën tënde,
Dhe ti zhyt
buzët të fundit.
Ofeli,
përse nuk noton në sipërfaqe si të tjerat?
Përse nuk lëviz nën rrjedhë me pangopësinë
e luleve para-rafaelite?
Jam i tmerruar që ndalove së marri frymë,
apo që gëlltit me gëzim murmurimën e errët të vdekjes,
Ku çdo gjë është e thyer,
shkopinjtë janë përkulur, duke kërkuar krahët,
sepse ti nuk je aty ku duket se je
dhe veshët e tu janë plot me rërë,
dhe në shpirtin tënd ka një gur që është aq i madh!
Nuk jam i sigurt në më kërkon
të të ngre lart apo të të lë në fund.
*Titulli i origjinalit: “Ofeli”
Përktheu: Irena Dono