Ndale pak ritmin moj grua. Bëj pak pushim. Nesër po të mos jesh (larg qoftë), gjithçka do të ecë përsëri, do të bëhet edhe pa ty.
Do t’u mungosh të dashurve të tu. Po, është e vërtetë. Por gjithçka që u duhet dhe nevojitet do të bëhet edhe pa ty. Mos e mundo veten më shumë sesa mund të përballosh. Mbaj mend: Je një njeri që ka gjithashtu nevoja dhe dëshira.
Është e pranueshme nëse nuk e gatuan drekën sot apo nuk e ke bërë sallatën. Lëre edhe pluhurin. Kam dëgjuar se peshqiret dhe çorapet i hekuros çdo ditë. Thjesht pyete veten: a vërtetë duhej shpenzuar ajo kohë në hekurosje? Duhet të ketë mënyra dhe të tjera për të plotësuar kohën.
Pi një kafe, lexo një libër, fto një shoqe dhe kalo sa më mirë! Jepi vetes ca kohë të lirë! Sepse më lejo të të them një sekret: kurrë nuk do të kesh kohë të mjaftueshme. Pra, merr një minutë për veten tënde, pse jo edhe disa orë apo ditë.
Pusho shpirtin dhe bëhu vetvetja. Mos u mërzit se kush kujdeset për gjërat se nuk je e vetme. Ndalu, pusho, jeto. Jeta vazhdon dhe pas teje. Koha nuk do të ndalet për ty, mua dhe për askënd tjetër!/ (web)- supergratë.net
ObserverKult
===============
Lexo edhe: