Liria është ylberi im matanë grilave Liria është gërshet i vashës me fjongë Kur rritet, e veshim nuse Kur eçtohemi, i pijmë shëndet nga gjiri Ajo është pikë në ujë, zog në qiell Kur flet, e kuptojmë si nënën Kur dhemb, dhemb në zemër Liria thinjet bukur, nuk plaket Kur vdiset, është e pavdekshme Kur vdes, i bëjmë vend në dhe të atdheut. Liria është si Kosova, s’kam më fjalë të lirë.