Muzafer Xhaxhiu: Dhe qeshëm…qeshëm si të marrë!

grua dashuria

Poezi nga Muzafer Xhaxhiu: Dhe qeshëm…

Shkëlqente deti i kaltër si pasqyrë,
E flladi lehtë frynte nëpër valë,
Dhe un’ e ti të ndezur në fytyrë
Mbi rërën e lagur ecnim dalëngadalë…

Po në fytyrë prapë e ndjenim zjarrë
E sy më sy u pamë të hutuar!
Dhe qeshëm…qeshëm, qeshëm si të marrë,
Se rër’e lagur digjte përvëluar.

ObserverKult

—————————————————————————

Lexo edhe:

“SE S’DASHURONIM AS UN’ AS TI, PO DASHURONTE DASHURIA…”