Legjenda e humorit shkodran, Besnik Çinari, erdhi në një rrëfim, kohë më parë, për ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën, në News24, për jetën pas largimit nga teatri ‘Migjeni’ në Shkodër. Besniku nuk ngurroi të jepte këshilla për aktorët e rinj të humorit në Shqipëri.
“Unë shoh shumë pak humor tani. Të gjithë janë shumë të mirë, ka të talentuar, por doza e banalitetit është pak e tepruar. Edhe ne kemi e kemi përdorur në kohën tonë, por fjalë me dy kuptime, humori shkodran nuk e toleron banalitetit.
Një tjetër gjë që doja të theksoja është mungesa e shkrimeve, aktorët e rinj të humorit nuk shkruajnë vetë, dhe gjatë do jetojnë vetëm ata që arrijnë t’i bëjnë shkrimet vetë”- u shpreh Besnik Çinari.
I pyetur për aktualitetin politik në Shqipëri aktori nuk i kurseu kritikat duke dhënë dhe një mesazh për politikën në vend.
“Është mërzitur shumë populli, nuk duron dot më- mbaruan zgjedhjet, rri bëj opozitë tani, prit 2 vjet dhe nëse s’ja del jep dorëheqjen.
Por akoma se kemi ne si vend kulturën e formimit të shtetit. Dua ta mbyll këtë bisede me një mesazh: Më shumë bukë, më shumë kulturë për popullin shqiptar”- u shpreh Çinari.
ObserverKult
Lexo edhe:
Edmond Halili ka mbi 18 vjet që është shpërngulur nga Shkodra dhe banon në qytetin e Durrësit, edhe në qytetin bregdetar ai bën punën e tij. Ai është aktor i humorit që bën të tjerët për të qeshur, durrsakët e dinë se ai është shkodran.
Por, Edmondi tregoi kohë më parë se origjina e tij nuk është nga Shkodra por nga Tepelena dhe se ka lindur në Durrës. Meqënëse i ati ka qenë ushtarak, familja e tij u vendos në qytetin e Shkodrës qëkurse ai ishte fëmijë fare i vogël vetëm 3 vjeç.
Edmondi rrëfen për jetën e tij dhe për karrierën si artist në fushën e humorit që për të nuk ka qenë e lehtë si për ndokënd tjetër, e ka nisur me grupet amatore dhe pas vitit ’90 është aktor profesionist, por edhe pse ka një jetë që bën të tjerët për të qeshur me aktrimin e tij Halili tregon se ka një brengë të thellë në shpirt.
Në vitin 1982, vëllai i tij Tristani tentoi të arratisej jashtë shtetit për një jetë më…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult