E konfirmon Ellen De Generes: Emisionit i ka ardhur fundi

Ellen DeGeneres do të mbyllë përgjithmonë emisionin e saj, “The Ellen DeGeneres Show”.

Një burim ka treguar për “Daily Mail” se Ellen nuk dëshiron më ta vazhdojë programin ‘pasi i ka ardhur në majë të hundës me gjithçka’.

“Ajo ka premtuar se do të bëjë edhe një sezon tjetër pas këtij dhe do e përfundojë në fund të 2021/2022, në sezonin e 19-të. Shikimet kanë rënë dhe kanë qenë vërtetë të tmerrshme këtë vit dhe Ellen e di se koha e saj ka përfunduar”, u shpreh burimi.

Ky lajm u konfirmuar edhe nga vetë Ellen e cila rrëfeu se pavarësisht sa i bukur është ky program nuk është më sfidues.

Moderatorja u përfshi muaj më parë në një skandal të madh, pasi punonjësit e saj e akuzuan për keqtrajtim në punë.

LEXO EDHE: Rrëfehet Angelina Jolie: Kam kaluar periudha të errëta në jetën time