Pas Anxhela Peristerit, edhe një shqiptar në finale të ‘Eurovisionit’

Shqipëria ka arritur në finale të “Eurovision”. Këngëtarja Anxhela Peristeri ka bërë performancën e saj në gjysmëfinalen e dytë në “Eurovision”.

Por në finale do të shohim edhe një shqiptar, pasi Zvicra këtë vit përfaqësohet nga Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears”, i cili prezanton sivjet shtetin zviceran me këngën “Tout l’Univers”, pas një tentative të dështuar për ta prezantuar vitin e kaluar me këngën “Répondez-moi”, pasi Eurovision u anulua për shkak të pandemisë COVID-19, transmeton ‘periskopi’.

Nga shtetet, që përformuan në natën e dytë gjysmëfinale, u kualifikuan për në finalen e madhe të 22 majit, këto 10 vende:

Shqipëria
Zvicra
Serbia
Bullgaria
Moldavia
Portugalia
Islanda
San Marino
Greqia
Finlanda.

Mbrëmja finale e Eurovision 2021 do të mbahet këtë të shtunë më 22 maj në “Ahoy Arena” të Rotterdamit.

LEXO EDHE: Shqipëria kalon në natën finale të “Eurovision 2021”