Ti me hile dashninë nëmun ma ke dhon’,
E me hile sytë e mi ti i ke pa,
Pa fije krenarie n’gjunj t’kam ra,
Moj e marrë, ç’a ke pa?!
Po mirë…
Këto thikat e mia
Ty të vrisnin, unë shumë mirë e dija,
E mu’ m’pëlqente të shihja,
Kur dilje nga vetja për ne.
Moj e marrë, kush pat’ faj në kët’ dashni,
Rrejta un a m’rrejte ti,
Që të dy vdiqëm n’vetmi…
Moj e marrë, u shuam si qiri
Ç’të du trupin më, a e di?
Po prapë s’du t’shoh me njeri…
Po mirë…
Këto thikat e mia
Ty të vrisnin, unë shumë mirë e dija
E mu’ m’pëlqente të shihja,
Kur dilje nga vetja për ne.
Kur dilje nga vetja për ne …
Djallin, djallin, djallin-djallin, n’shishe e mban,
aman mos e fal, mos e fal më thonë.
Këto thikat e mia
Ty të vrisnin, unë shumë mirë e dija
E mu’ m’pëlqente të shihja,
Kur dilje nga vetja për ne.
Pa hile, t’kam dasht pa hile.
t’kam dasht pa hile, moj e marrë!