Sergej Esenin: Gjumë të thellë do sonte…

sergej esenin tanjusha...

E lodhur ngjan dita, gjumë të thellë do sonte
përplasjet e dallgës sfumohen ngadalë,
dielli shkon të fshihet tutje në horizonte,
rrëshqet e menduar hëna e sapodalë.

Lugina e heshtur vë veshin në pritje,
gurgullon përroi, i qetë, paqësor.
Pylli i errët priret, shtriqet në dremitje,
ja këndon ninullën bulkthi mbrëmësor.

Dëgjon nina – nanën edhe lumi i thellë,
rrjedha e pëshpërit, përkëdhel gurishtet,
Bashkohet plot gaz me ujin e kthjellë,
shushurimë e blertë lëmon kallamishtet.

1910

*Titulli i origjinalit: “Natë”

LEXO EDHE: Esenin: Tani dhe ne andej po shkojmë