Leonard Cohen: Lutuni për ne!

Kush është më i pastër
E më i thjeshtë se ti?

Priftërinjtë luajnë poker me hajdutët

Policët i lënë krimet
bashkë me të mbathurat e tyre
në zyrë.

Ndërsa poetët tanë punojnë në banka
dalin në pension me këtë gradë vetëm për t’i kënaqur gratë!

Dhe ja kulmi i arritjeve tuaja shkëlqen, qarkullon në gjak si një farë argjendi
E unë, jam i prirur për t’u bërë copë
me përgjumjen e gazetave
duke i shmangur trupat e dorës së dytë
të cilët vdesin për famë.

Shpesh ëndërroj sikur kam të drejta hyjnore,
sikur jam kryeministër,
dhe braktis planet për gjakderdhje në Kanada.

Nën dritat e forta,
me instrumente të mjekëve
ti në punë ndryshon ligjin.

Kam prirje të shpërqendrohem
nga bombat e frikshme të hidrogjenit,
sikurse edhe nga mosmiratimi i xhaxhait tim
kur tradhtoj veshjet e burrave.

E gjej veten
Duke i besuar orëve publike
Akrepat gjuajnë konstant si busullë
E ju buzëqeshni si Navajo
Kur zbuloi naftën amerikane
në shkretëtirën e tij,
ku ka nga një surprizë çdo gjysmë ore.

Kam frikë se ndonjëherë e harroj
Paketën e bukuroshes time bionde
Që është një bombë me kohë amatore
E vendosur në moshën time të mesme, e cila mund të plasë në çdo çast,

Kam frikë se,
harroj akullnajat, se kam mendjen te bizelet,
kam mendjen te grumbujt e dhëmbëve të shtrenjtë.

Ju vazhdoni të dhuroni nuhatje të rreme,
rreshtoheni dy herë si një grup turistik
dhe zbukuroheni në shkallët e Shtëpisë së Bardhë
duke u përpjekur të qëlloni krahët e mëdhenj
të Memorialit të Linkolnit.

Spiunoni shkencëtarët,
dhe pengoheni të shëroheni nga zgjebja.

Kjo është e vërteta për mbeturinat!

Pastaj piratoni një reklamë kombëtare televizive
Duke futur kokat tuaja të zgjebosura
me insistimin se fytyra e juaj gri është e shëndetshme.

Shiko se ka gjak në lavaman
Ka rrathë të kuq që dalin nga dhëmbi, që tronditin,

Punktimet përflaken
si një udhërrëfyes që tregon qytetet
E më thonë se krahët tuaj
Janë nën ndikimin e kokainës.

Ju keni tundur kryqëzimin me gjemba
Keni ateruar balonat e Mickey Mouse-it
si një copë trëndafili i egër.

Ju keni gërmuar për t’i zbardhur dhëmbët e ndyrë,

Pastërtia juaj më shtyn të punoj.

Unë duhet t’i kthehem epshit dhe mikroskopëve,
eksperimenteve që fajësojnë
librin tim të adresave.

Ju keni lënë pas vetes një fanatik
Që do t’i përgjigjet pyetjeve të atyre,
që luftojnë kundër miopëve!

Përktheu: Adelina Çoçaj Ismaili

ObserverKult


Lexo edhe:

LEONARD COHEN, KËNGËTARI I FAMSHËM QË U NDERUA ME ÇMIME SI POET

Leonard Norman Cohen u lind në 21 shtator 1934 dhe u nda nga jeta më 7 nëntor 2016. Ai ishte një këngëtar, kompozitor, poet dhe romancier kanadez.

Cohen u fut në Sallën e Famës Kanadeze të Muzikës, Sallën e Famës Kanadeze të Këngëtarëve dhe Sallën e Famës në Rock and Roll.

Në vitin 2011, Cohen mori një nga Çmimet Princi i Asturias për letërsi dhe çmimin e nëntë Glenn Gould. Cohen ndoqi një karrierë si poet dhe romancier gjatë viteve 1950 dhe fillimit të viteve 1960. Nuk filloi një karrierë muzikore deri në 1967 në moshën 33 vjeç…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult