Thesaret e arkivit, zbuloni si duket një libër 600-vjeçar përmes një ekspozite

Foto ilustrim

Thesare nga biblioteka e arkivit të shtetit shqiptar dalin përballë dashamirësit të librit të vjetër. Në gjendje të mirë dhe të ruajtura me kujdes, këto botime të vjetra që nuk kanë një kopje të dytë ekspozohen nga kjo pasdite në Kalanë e Tiranës. Përmes stendave të qelqta ju mund të shijoni botime gati 600-vjeçare.

Drejtori i Arkivit të shtetit, Ardit Bido, tregon se këto libra janë pjesë e arkivit si rezultat edhe i dhurimit të këtyre thesareve.

Vizitorët e parë të stendave ishin fëmijët të cilët me dëshirën për të njohur si botoheshin dikur librat, shijuan edhe një shëtitje artistike mes stendave me ministren e Kulturës të Shqipërisë, Elva Margariti, transmeton ‘a2news.com’.

Ekspozita do të jetë e hapur vetëm gjatë pasditeve në mënyrë që këto libra të vjetër dhe antikuarët t’i ruajmë sa më gjatë në gjendje të mirë, ashtu sikurse i gjejmë edhe në këto stenda.

LEXO EDHE: 70 vjet nga themelimi i Arkivit të Kosovës