Këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë dhënë lajmin e mirë me anë të një postimi në “Instagram” se Prishtina do të jetë vendi i përhershëm ku do të organizohet “Sunny Hill Festival” dhe që po mendohet të organizohet në një vend me hapsirë më të madhe.
Postimi i Dukagjin Lipës:
“Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë në një vend të ri dhe më të madh! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”
Këtë vit festivali do të organizohet përsëri por akoma nuk është bërë e ditur data konkrete. Dukagjin Lipa propozoi së fundi në një mbledhje që festivali të mbahet afër zonës se panaireve në Shkabaj.
Prej vitit 2016-të, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, organizojnë në Kosovë një nga koncertet më madhështorë, “Sunny Hill Festival”. Ndër vite ky koncert ka mbledhur emrat më të njohur të muzikës, ndër ta artisten me famë botërore, Miley Cyrus./diasporashqiptare.al