Shkrimtari dhe ish-deputeti Moikom Zeqo është përkujtuar nga miqtë dhe familjarët e tij në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Madje Enver Kushi ka shkruar edhe një libër biografik dedikuar atij.
Njëvjetori i ndarjes nga jeta e autorit Moikom Zeqo, ka bërë bashkë disa nga figurat më të rëndësishme të jetës politike të Shqipërisë ndër vite.
Në këtë përvejtor është promovuar edhe libri i Enver Kushit dedikuar të ndjerit Moikom Zeqo, transmeton ‘oranews.tv’.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe dy ish-presidentët, Bamir Topi dhe Alfred Mojsiu, të cilët vlerësuan kontributin e Moikon Zeqos.