Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri ka prezantuar fituesit e fondit që mbështet autorët e rinj. 16 kanë qenë veprat e propozuara pranë qendrës nga vetë botuesit, ndërsa në juri ishin emra si Stefan Çapaliku dhe Arta Marku.
Fituese janë Nurie Emrullai në gjininë e poezisë, Dionis Prifti në atë të prozës, dhe Ledian Gjeçi në gjininë e dramës.
Fondi vjen për të dytin vit radhazi nga qendra e Librit në rrekje për të mbështetur emra të rinj në letërsinë shqipe./BalkanWeb