Dashuria mban emrin tënd
Dhe pse “të dua” s’më thua,
Me krahët e tu ma rrethon qiellin,
Veç diell e zogj të ulen mbi mua…
Dhe kur nata bie e as një yll nuk ndriçon,
Nga fundi universit më nis rrahjen e zemrës,
Mes mijëra pulsimesh mbi terrin që shpon,
Udhë drite m’i shtron nëpër re ëndrrës…
Sepse ti më do përtej fjalëve,
Ndaj humbesh në mua e të dua s’më thua,
Përtej përkufizimeve, e rregullave,
E di, në zemrën tënde më ke mua…
ObserverKult