Shqiptarët me role kryesore në filmin për jetën e Zlatan Ibrahimoviq

Është publikuar trajleri i filmit “I am Zlatan” (“Unë jam Zlatan”), film i cili rrëfen jetën e futbollistit të njohur Zlatan Ibrahimoviq, ku është bërë e ditur se role në këtë film kanë dy djem shqiptarë, Dominic Andersson Bajraktari dhe Granit Rushiti.

Nga mosha 11 deri 13 vjeç rolin e Zlatan Ibrahimoviq do ta interpretojë djaloshi me rrënjë shqiptare Dominic Bajraktari Andersson, ndërsa rolin e futbollistit të famshëm nga mosha 17 deri në 23 vjeç do ta interpretojë Granit Rushiti, një sulmues suedez 20-vjeçar, me origjinë shqiptare nga Kosova.

Filmi “Unë jam Zlatan”, i cili është drejtuar nga Jens Sjogren, një regjisor suedez 44-vjeç, dhe është shkruar nga Jakob Beckman e David Lagercrantz, do të jetë i pari në jetën e Ibrahimoviq, pas dokumentarit të vitit 2015, transmeton ‘cbc.al’.

Ky film është xhiruar midis Suedisë dhe Amsterdamit, dhe do të dalë në kinema duke filluar nga 10 shtatori i vitit 2021.

LEXO EDHE: Festivali i Filmit i Romës, Tarantino nderohet për arritje jetësore