Festivali i Filmit i Romës, Tarantino nderohet për arritje jetësore

Regjisori Quentin Tarantino do të nderohet në Festivalin e Filmit në Romë me çmimin për arritje jetësore.

Ai do të marrë pjesë në këtë festival që zgjat nga data 14 tetor e deri më 24 tetor, ku edhe do t’iu përgjigjet pyetjeve nga audienca lokale.

“Ka qenë një vakt në jetën time kur kam shikuar çfarëdo filmi italian. Dhe e kam kaluar pjesën më të mirë të karrierës duke e bërë versionin tim të atyre të filmave”, ka thënë Tarantino për ‘The Hollywood Reporter’.

“Andaj, që ta marr një Çmim për Arritje Jetësore nga Festivali i Filmit i Romës është fantastik”, tha ai.

LEXO EDHE: Kinemaja e Tarantinos hapet pas më shumë se një viti mbyllje