Mos iu lut askujt që të të dojë…

Mos sforco asgjë, mos iu lut askujt që të të dojë, që të qëndrojë apo që të kthehet.
Mos u përpiq të kontrollosh askënd, as jetën e tyre, as zgjedhjet e tyre.
As mos e mbaj dikë me zor vetëm prej së shkuarës.
Mësohu që fundi është fund!
Dhe jepu atyre liri. Lëri që të zgjedhin. Jepu atyre kohë. Lëri të enden.
Sepse gjërat që krijohen pa shtysa të jashtme zgjasin, ndërsa ato të cilat krijohen me zor, thyhen që në sprovën e parë. Kjo është e gjitha.
Kujtohu, se ajo që është shkruar për ty, nuk mund të ta marrë askush. Është e jotja,do të jetë gjithmonë e jotja.

Dëfrim Çeka

ObserverKult


Lexo edhe:

KRYEMINISTRI, ALBIN KURTI, TAKOHET ME ANTROPOLOGEN AMERIKANE- FLASIN PËR RËNDËSINË E TRASHËGIMISË KULTURORE