reklamë

Tradhtia vret vetëm dashuritë  e vdekura. Ato që rezistojnë bëhen të pavdekshme!

njerëzit kur largohen

Filozofë, shkrimtarë dhe mendimtarë të ndryshëm e kanë parë tradhtinë nga kënde të ndryshme: si fund të një lidhjeje, si provë të saj, si shenjë e karakterit apo si pasojë e natyrës njerëzore. Në këto thënie, ajo del herë si ironi, herë si reflektim i hidhur, e herë si një e vërtetë që s’mund të shmanget.

Më poshtë, disa nga thëniet më domethënëse për tradhtinë.

Ja disa thënie për te:

Tradhtia vret vetëm dashuritë  e vdekura. Ato që rezistojnë bëhen të pavdekshme!/ Massimo Gramellini

Nëse të gjithë njerëzit që tradhtojnë do ta mbanin nga një degë në dorë, të gjtha qytetet do të ktheheshin në pyje!/ Carlo Goldoni

Tradhtia është shoqja besnike e shumë martesave moderne!/ Giussepe Garibaldi

Besoj vetëm vetës sate dhe nuk do të tradhtohesh nga askush!/ Thomas Fuller

Një gjysmë miku, është gjysmë tradhtari./ Viktor Hygo

Që të ketë tradhti duhet të ketë pasur besim më parë!/ Suzzane Collins

Tradhti: shpagimi për besimin e dhënë!/ Ambrose Bierce

Divorci është sakramenti i tradhtisë!/ Sophie Arnould

Të rinjtë duan të jenë besnik por nuk janë. Të moshuarit duan të tradhtojnë por nuk munden! Oscar Wilde

Tradhtohet më shpesh prej dobësisë, sesa prej dëshirës për të tradhtuar!/ François de la Rochefouchauld

“Tradhtia fillon në mendje shumë kohë përpara se të ndodhë në veprim.” / Sigmund Freud

Kur tradhtia bëhet zakon, ndershmëria duket si çmenduri. / George Orwell

Dhimbja e tradhtisë nuk është te humbja e tjetrit, por te humbja e besimit. / Ernest Hemingway

ObserverKult