Balerinët nga Kosova, pjesëmarrës në 30-vjetorin e festivalit “Graz Tanz” në Austri

Balerinët, Teuta Krasniqi dhe Sead Vuniqi, do jenë pjesë e 30-vjetorit të festivalit të Graz Tanz Festival në Austri.

Këtë e ka bërë të ditur Vuniqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook duke thënë se janë të ngazëllyer.

“Ne jemi plotësisht të ngazëllyer dhe presim të performojmë së bashku me të ftuarit nga gjithë Europa. Performancen tonë dhe të valltarëve të tjerë do të prezantohen në disa faza të ndryshme dhe ju mund të na shihni nga dt: 18.07 – 20.07 në Graz”, ka shkruar Vuniqi.

Shfaqja quhet “Exil” dhe është me koreografi të Eno Peçit, trasnmeton Klankosova.tv.

LEXO EDHE: Baleti Kombëtar i Kosovës nderohet me Çmimin e Ekselencës në Arte në Uashington