Tom O’Connor, komiku dhe drejtuesi i kuizeve televizive, si “Name That Tune” dhe “Crosswits”, ka vdekur në moshën 81- vjeçare.
Ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit para 14 vitesh – ka bërë të ditur gruaja e tij, ish-atletja olimpike Denise Lewis, ndërsa ka ndërruar jetë në spital.
O’Connor lindi në Bootle dhe shihej gjithmonë si një bir krenar i Liverpulit. Para karrierës në industrinë e argëtimit, ka dhënë mësim në matematikë dhe muzikë.
Ditën jepte mësim, derisa natën jepte shfaqje në klubet e natës. Shumë shpejt erdhi “The Comedians”, një shfaqje ITV e viteve të shtatëdhjeta, nga ku dolën yje të komedisë, përfshirë Frank Carson, Stan Boardman dhe Jim Bowen, transmeton ‘atv’.
Ndër shfaqjet tjera që ka interpretuar, janë “I Got Got a Secret”, “The Zodiac Show” e“Gambit dhe Pick Pockets”.
Tom O’Connor ka lënë pas vetes gruan dhe katër fëmijë.