Vdiq këngëtari i njohur, Biz Markie

Reperi Biz Markie ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Markie, emri i vërtetë i së cilit ishte Marcel Theo Hall, ka qenë reper, producent dhe DJ, por do të mbahet mend përgjithmonë për këngën e tij ‘të çuditshme’ të 1989-ës, “Vetëm një shok”, shkruan ABC News.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që këtë mbrëmje, pranë gruas së tij Tarës, pionieri i hip-hopit, Biz Markie, ka vdekur”, kanë thënë përfaqësuesit e tij në një deklaraë.

“Jemi mirënjohës për thirrjet e shumta dhe lutjet e mbështetjes që i kemi marë gjatë kësaj kohe të vështirë”.

LEXO EDHE: Vdiq shkrimtari i burgosur nga diktatura, Uran Kostreci