Udhëzim për dashuri të mbarë: Kurrë mos dashuro
një grua e cila vjen nga larg. Zgjidh një që
banon pranë teje,
siç një shtëpi me merak do të zgjidhte gurë nga ata të zonës përreth saj,
gurë që kanë hequr nën të njejtin kallkan
dhe janë përcëlluar nën të njejtin diell.
Zgjidh të vetmen që ka kurorë të artë
përreth bebes zijoshe të syrit, se ajo ka dije të pakundërshtueshme
mbi vdekjen tënde. Gjithashtu, mos harro
ta dashurosh në mes rrënojash, si të ishe duke marrë
mjalt nga kufoma e një luani të vrarë prej Samsonit.
Dhe udhëzim për dashuri të dëmshme: Me
dashurinë e braktisur
prej asaj të shkuarës
gatit një grua të re për veten,
mandej, me ç’mbetet prej saj
gatit përsëri një dashuri të re,
dhe vazhdo siç e ke nisur
deri sa të mos ketë mbetur më hiç.
Përktheu: Edon Qesari