Bardhyl Oseku: Fundi i dashurisë së madhe

E deshi pafundësisht
U mundua t’ia dhurojë të gjitha kënaqësitë tokësore
Nuk i mjaftuan

Një mbrëmje qershori u ngjitën bashkë në qiell
I mblodhi yjet e qiellit një nga një
Dhe ia vari një gjerdan yjesh në qafë

E priti lart zbardhjen e agimit
Me rrezet e tij
Ia praroi trupin e saj

Kur zbritën në tokë, ajo iku
Rreth e përqark botës e kërkoi por s’e gjeti kurrë
Vonë kuptoi se dashuritë e mëdha këtë fund e kanë

ObserverKult