Zanafilla e “Zâ fest” nis në Theth, për të promovuar ketë perlë natyrore, por të harruar. Drejtori Artistik Festivalit, Vlashent Sata, në edicionin e 5 deklaroi, se bërthamë e festivalit do jetë Shkodra, por ai tregoi edhe misionin shtegtarë edhe jashtë Shqipërisë.
Tenori me famë ndërkombëtare Josif Gjipali, i cili këtë herë është bërë pjesë e Zâ fest, me këngët shqiptare dhe të huaja ndaluar në diktaturë, i jep mbështetje Satës për zhvillimin në djep të kulturës të këtij aktiviteti.
Ndërsa koreografi Gentian Doda, frymëzuar nga folku, ka realizuar një pjesë baleti interesante.
Nën anën tjetër Arben Bajraktaraj, thotë se në logun e burrave do të ketë një vëmendje për rrëfimin si gjini në zhdukje.
Gjatë tre ditëve të festivalit do të ketë një ndërthurje aktivitetesh, por qëllimi kryesor do jetë arti mirëfilltë./Abcnews.al