Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.
Ju sjellim njërën nga thëniet më përfolura të shpërndara të tij:
“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë më parë se të shkruajmë përmbi të. Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që jo vetëm të flasim me paanësi, por edhe të sillemi si të paanshëm. Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit.
Ashtu qoftë!”
ObserverKult
———————-
Lexo edhe:
KUR FAIK KONICA VESHUR ME FUSTANELLË MBAJTI FJALIM BRILANT NË UASHINGTON
Ishin vitet ‘30-të, kur në një pritje në Uashington, diplomati shqiptar Faik Konica, nuk mbante në trup frakun e zakonshëm. Kishte veshur një kostum popullor të Toskërisë.
Kjo bëri që të gjithë të kthenin sytë nga ai. Faik beu i Shqipërisë ishte ndoshta, diplomati më i njohur në atë pritje, aq sa gazeta “Washington Post” shkruante: Nëse trupi diplomatik në Uashington do kishte orkestër simfonike, Faik beu i Shqipërisë, do të ishte dirigjenti”.
Pikërisht ky diplomat që arriti të bëhej edhe dekan i trupit diplomatik në SHBA, u paraqit në këtë mbrëmje me kostumin popullor shqiptar. Kjo veshje e rrallë bëri që të gjithë të pranishmit ta shikonin, ta takonin, ta pyesnin. Mbi të gjitha, Shqipëria u prezantua më së miri në botë, qysh me themelimin e shtetit. Për këtë publicitet të madh, kishte shërbyer pikërisht ky kostum.
Më poshtë, po veçojmë njërin prej fjalimeve më brilante, mbajtur në vitin 1935 në pritjen dhe koncertin në Muzeun e Institutit të Bruklinit, në Nju Jork në vitin 1935 pikërisht për kostumin popullor shqiptar, sjellë nga gazeta “Dielli” në SHBA.
Për tekstin e plotë kliko KETU
ObserverKult