Në kuadër të “UjëvaraFest”sot do të prezantohet libri “Rr’nimi i Arbërit” i Enver S. Morinës.
Libri me tregime “Rr’nimi i Arbërit” është botuar nga Shtëpia Botuese “BUZUKU” në përkujdesin e Abdullah Zenelit. Libri është i përbërë nga dhjetë tregime dhe gjashtë skica, poezi, dialogë e rrëfime në titullin “6 “biseda” të përgjuara me 17 janar”.
“Janë tregime të shkruara përgjatë kapërcimit të mileniumeve në harkun kohor prej 15 vite (1994) nga rrëfimi “Mos i humbisni sytë” e deri të tregimi i gjatë “E Moshuara dhe Vasha” (2009). Pjesë e kësaj përmbledhje është edhe skelet-skenari “Mërgimi i përjetshëm i KëDe-së” i cili shoqërohet me një letër në gjuhën angleze për aktorët Kevin Costner-it e Harrison Ford-it (1998)”, tha nëpërmjet një postimi në “Facebook” autori i këtij libri.
Ndërsa botuesi i librit, Abdullah Zeneli e cilëson atë si “një stil rrëfimi krejt ndryshe”.
“Miksturë rrymash e drejtimesh kulmuar me postmodernen. Historia është një lajtmotiv por aktualiteti imperativ”, pohon në kopertinën e librit Abdullah Zeneli.