Ju ftojmë të ndiqni orën poetike “Një fjalë ta them”, organizuar në kuadër të Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.
Aktori Bislim Muçaj interpreton vargje të poetëve: Petrit Ruka, Skënder Rusi, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Ibrahim Berisha, Bujar Salihu, Blerina Rogova Gaxha, Rozafa Shpuza, Bujar Tafa, Kujtim Shala, Uran Krasniqi, Elida Rusta dhe Kaltrinë Pacolli.