Çfarë nënkupton shprehja “njeriu kafshon qenin!”

Manualet e gazetarisë kanë një shprehje që studentët e kësaj dege e njohin mirë.

Fraza “Njeriu kafshon qenin” është një version i shkurtuar i një aforizme në gazetari që përshkruan një ngjarje të pazakontë (si ajo që një njeri kafshon qenin) që me shumë gjasa do të raportohet si lajm sesa si një ngjarje e përditshme me pasoja të ngjashme sikurse mund të ndodhte në rast se qeni do të kafshonte njeriun.

Pra, është më shumë metaforë për të dëshmuar anormalitetin që nxit kuriozitetin te publiku.

Një ngjarje zakonisht konsiderohet më shumë se vlefshme për lajm nëse ka diçka të pazakontë në të.

Fraza lidhet me Alfred Harmsworth (1865-1922) një pronar gazete në Britani, por gjithashtu i atribuohet edhe editorit të Nju Jork Sun, John Bogard që shprehej se ‘Kur një qen kafshon një njeri, ky nuk është lajm sepse ndodh zakonisht. Por kur një njeri kafshon një qen, atëhere është lajm”.

ObserverKult


albert kamy kamyja

Lexo edhe:

THËNIE NGA ALBERT KAMY: PAS NJËFARË MOSHE, ÇDO NJERI ËSHTË PËRGJEGJËS PËR FYTYRËN E TIJ…

Albert Kamy ishte shkrimtar, filozof, publicist, dramaturg, eseist, punoi gjithë jetën e tij për revoltën kundër dhunës, shtypjes, tiranisë, dhunës së jashtme dhe të brendshme, absurdit, diktatit.

Krijimtaria e tij e gjerë përfshinë pjesë teatrale, romane, novela, poema dhe ese, ku autori zhvillon kryesisht temat e absurdit dhe revoltës si kundërpërgjigje e qenies.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të tij:

– Budallenjtë këmbëngulin gjithmonë.

– Njerëzit bëjnë sikur e respektojnë drejtësinë, por ata i gjunjëzohen vetëm forcës.

– Njeriu është e vetmja krijesë që refuzon të jetë çfarë është.

– Shtypi i lirë mund të jetë i keq ose i mirë, por pa lirinë nuk mund të jetë tjetër përveçse i keq.

– Pas njëfarë moshe, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij.

– Kush nuk jep asgjë, asgjë s’i mbetet.

– Të të bëhet zakon dëshpërimi është më keq se vetë dëshpërimi.

– Pasioni më i madh i këtij shekulli është servilizmi.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult