Nga Charles Bukowski
Nuk di se si të ta them se sa shumë më mungon.
Të dua derisa zemra të më pëlcasë.
Gjithë dashuria, gjithë çfarë dua, gjithë çfarë më duhet, je ti. Je ti, përgjithmonë!
ObserverKult
——————-
Lexo edhe:
INTERESANTE SE ÇKA MENDONTE CHARLES BUKOWSKI PËR VDEKJEN…
Charles Bukowski është një nga shkrimtarët më “autobiografikë” në historinë e letërsisë. Si romanet apo tregimet, ashtu dhe poezitë e tij janë një transformim në formë letrare të jetës së autorit. E ajo përshkruhet “me një vërtetësi prej një njeriu që s’ka asgjë për të humbur”.
Forma autobiografike haset shpesh në prozë, në poezi, sidomos në varg të lirë. Por ajo është tepër e vështirë dhe kërkon virtuozitet të jashtëzakonshëm.
Ndër librat e tij që edhe sot e kësaj dite është bestseller është “Këtë nuk e ka bërë as Shekspiri”. Një fragment nga do ta sjellim në vazhdim:
… Vdekja nuk do të thotë shumë për mua. Është shakaja e fundit e një sërë shakash të shëmtuara. Vdekja nuk paraqet asnjë problem për të vdekurit.
Për një mjeran getosh, problemi i vetëm është çlirimi nga vuajtjet. Disa bëjnë lart në botën e të pasurve, por që të gjithë venë të shkundur në botën tjetër.
Natyrisht, me një artist ndodh ndryshe: lë pas vetëm atë erëmim që dikush e quan pavdekësi, dhe, natyrisht, sa më i mirë të jetë ai, aq më i madh është kutërbimi që lë pas në ngjyrë, në tingull, në faqet e shtypura, në gur dhe në trajta të tjera.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult