Në afërsi të Tarvisio në Itali, përfunduan xhirimet e filmit artistik “Illyricvm”, me regji nga Simon Bogojeviç Narath, prodhuar nga ‘Kinorama’ e Zagrebit, Kompania sllovene ‘Forum Ljubljana’, ‘Italian La Sarraz Pictures’, ‘Buka Production’ e Kosovës dhe SCCA / Pro.Ba e Bosnje –Hercegovinës, transmeton FrontOnline.
Filmi është xhiruar në Bjelashnicë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Velebit në Kroaci dhe në provincën e Friuli-Venezia Giulia në Itali. Filmi ynë i parë për Ilirët, i drejtuar nga Simon Bogojeviç Narath, është një ndërmarrje e madhe në xhirimin e të cilit u përfshinë më shumë se tridhjetë aktorë dhe njëqind e pesëdhjetë punonjës filmash.
Skenari është shkruar nga Simon Bogojeviç Narath dhe Sasha Podgorelec, drejtor fotografie është Aleksandar Kaviç, skenograf Giorgio Barullo, kostumograf Zjena Glamoçanin, mjeshtër maskash Ana Bulajiç Çrçek, redaktor Damir Çuçiç, dizenjues zëri Julij Zornik dhe prodhues Ankica Juriç , Eva Borroman, Eva Rohrman, Fatmir Spahiu, Amra Bakshiç Çamo dhe Adis Xhapo. Ansambli i aktorëve përbëhet nga aktorë nga Kroacia, Kosova, Sllovenia dhe Bosnja dhe Hercegovina, dhe në role kryesore janë Filip Krizhan, Labeat Bytyçi, Ylber Bardhi, Robert Prebil, Franjo Dijak, Adrian Pezdirc dhe Ana Takaç.
Filmi është një bashkëprodhim i pesë shteteve dhe u mbështet nga Qendra Audiovizive Kroate, Qendra Sllovene e Filmit, Qendra Kinematografike e Kosovës, Ministria e Kulturës Italiane, Komisioni i Filmit Friuli Venezia Giulia, Viba Film, Eurimages dhe Radio Televizioni Kroat.
LEXO EDHE: “Kënga e Trimave” e vitit 1888: Ilirët donin paqe, por luftës i përgjigjeshin me luftë