Rrapi i Marashit dhe vrima e tij e zezë, misteri që po i habit të gjithë

Në lagjen Marash Mëhalla, gjendet Rrapi i Marashit, gjegjësisht në bregun e majtë të Lumbardhit të Prizrenit.

Rrapi i Marashit, është pjesë përbërëse e Kompleksit Marash në Prizren. Shumë vite përpara në këtë lagje, ishte një Teqe. Ndërsa sot, në këtë pjesë të Kompleksit është trungu i Rrapit, që shfrytëzohet si vendpushim dhe freskim për të gjithë qytetarët.

Edhe për Rrapin e Marashit ekzistojnë legjenda të ndryshme. Një legjendë e tillë tregon kështu: Ky Rrap, ka karakter historik, kulturor dhe fetar. Shumë gjëra të rëndësishme kanë ndodhur ndër vite këtu.

Ky rrap, është mbjellë për herë të parë nga një klerik fetar bektashi Sylejman Axhiz Baba, para 500 viteve. Legjenda tregon po ashtu që ekziston një vrime e zezë në majë të lisit. Aty as nuk bie drita as nuk bie diell, as gjethet nuk dalin. Sipas legjendës, kjo është çështje hyjnore.

Rrapi i Marashit arrin deri në 20,90 m, ndërsa diametri i kurorës është 12 m. Rrethi i trungut të rrapit është në bazë është prej 3 m. Fletët janë të gjata 13 – 14 cm. Lartësia mbidetare arrin deri në 417 m, transmeton ‘diasporashqiptare.al’. 

Që nga viti 1959, Rrapi i Marashit, është nën mbrojtjen ligjore të shtetit. Krahas rëndësisë gjeografike, ekonomike dhe të turizmit, në kompleksin e Marash Mëhallës, gjendet dhe Teqja e Tarikatit Saadi. Veçantia e këtij objekti fetar është kjo: Tash e 500 vite, TEQJA SAADI udhëhiqet nga familja SHEHU (brez pas brezi), që nga themelimi i saj nga Shejh Sylejman Axhiz Baba.


Lexo edhe:

Legjenda e Rrapit të Libohovës, pemës që nuk thahet kurrë…

Nëse e keni vizituar ndonjëherë Libohovën, pa diskutim e dini se ku është Rrapi i Libohovës, një pemë gjigande në zemër të qytetit, që krijon një kurorë të bukur duke i bërë hije të madhe një pjese të qytetit.

Rrapi rrethohet nga disa kroje që rrjedhin ujë të freskët e të pastër, të cilat burojnë nga mali Bureto. Kjo pemë është pjesë e historisë së qytetit dhe është shumë e vjetër, gati 560-vjeçare…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult