ne idhnohemi shpesh ndërmjet vedi
s’flasim
s’shihemi
s’pimë kafe bashkë
betohemi në tokë e qellë
ky asht fundi
ndamas numërojmë sekondat me ritmin e frymëxanies
nga dy suka kqyrim orët tek ecin me karrocë paraplegjikësh
ditët tue kapërcyemun zhag vigun e shekujve
mijëveçarët qi bahen pshtymë oxhaku prej gacave t’mallit
dhe pajtohemi prapë
po kurrnjiherë m’e marrë vesh
pse e braktisim njani-tjetrin
ikim larg
kur e dimë si zotin qi asht nji
se ne s’mundemi
pa u sha e pa u dasht’
kapedane
ObserverKult
Lexo edhe:
XHAVIT BEQIRI: DARDANIA SACRA
(Himn në shtatë distikë)
Kur terri sundonte qiellën e dheun
Ti vetëflijoheshe me Prometeun
Tempull i stolisun nga Flori e Lauri
Altar Bogdani – gral i artë nuri
Ti që lidh botën kryq e tërthor
Lind urtakë e mbretní bën hor
Si gurrë Drini, si shkrep Rugove
Si flori Trepçe, si sy shqiponje
Zjarrin me zjarr ndër shekuj e shove
Pastaj nga hiri yt më vete dole
Kur zotat shkreptinin mort e maraz
Ti botës i falje veç bekime e gaz
Shêjtore e gjallë therorish titane
Yll i përjetshëm – Nâna Jonë Dardane.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
FERNANDO PESSOA: AJO MË DASHUROI MUA…
Ajo më dashuroi mua…, poezi nga Fernando Pessoa
E kërkuan engjëjt
Dhe e gjetën pranë meje,
Ku e kishin sjellë flatrat e saj!
Ta merrnin donin engjëjt,
Se ajo qe larguar
Prej shtëpisë së tyre
Në një ditë pafundësisht të qartë
Për të banuar tek unë!
Më dashuroi se dashuria
Dashuron veç gjërat e papërkryera,
Po engjëjt nga sipër
Erdhën dhe ma rrëmbyen,
Ma morën përgjithmonë
Mes flatrave të tyre shkëlqimpërhapëse.
Është e vërtetë se ajo
Qe motra e tyre,
Qe po aq afër Zotit
Sa edhe ata!
Po ajo më dashuroi mua,
Se zemra ime s’kishte një motër.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult