Flamur Maloku: Kam me të thirr’

flamur maloku

Kam me të thirr’ me tân’ fuqinë e zânit,
Të dy veshët kanë me t’u shurdhu;
Jo për diçka t’madhe
Por vetëm me të thanë se t’kam harru!

Po, sa t’mundem kam me bërtitë
Marre mâ nuk ka;
Edhe ka kohë qi njeri mâ nuk jam
Ama harresen tême për hair me ta bâ!

Tash butë me ty nuk ka
Egër e egër me bërtitë;
E trashegofsh harresen tême
Përjetë e mot ruaje si sytë.

ObserverKult