Zgjim Sherifi: Natë

Errësirë e padurueshme
Sy që nuk shohin
Trup dhe shpirt i vetmuar
Si një zog pa krahë
Shpatulla të rënduara
Krahë dhe këmbë të lodhura
Buzë të thara, flokë të thinjura
Një zemër që rrah shpejt, trup i djersitur
Del
Përditë sheh fytyra të njëjta
Duke ikur, vrapuar, fytyra të lodhura
Gjatë rrugës, këmbët e çojnë në një kafene
Zhurmë, biseda të kota, buzëqeshje me fytyra të ngrira, një si zhurmë e bletëve
Në kërkim të kafesë së humbur…
Shumë dashuri lindën duke pirë kafe
Dhe shumë u shuan gjithashtu
Filxhanët e kafeve mbajnë shumë sekrete me vete…
Kthehet në banesë, i lodhur nga demonët e stacionuar në shpatulla
Hap lap-topin, kërkon nje film, serial…
Laptopi i duket si një gojë e madhe që dëshiron ta perpijë të tërin…
Realiteti simulim, Matriks?
Po ëndrrat?!
Përsëri natë.

LEXO EDHE: Andi Bejtja: Unë dashuroj më shumë se ç’dashuron vetë zemra…