Andi Bejtja: Unë dashuroj më shumë se ç’dashuron vetë zemra…

Sot, çdo dashuri e re
Më zë mbi një të vjetër
ndaj këtë strofë e këndoj për ty
Refrenin e kam për një tjetër

Ndoshta, unë dashuroj më shumë
më shumë se ç’dashuron vetë zemra
Ndoshta nuk kam zemër fare
Dhe kam frikë se kjo është e vërteta

Edhe buza përmbi buzë
Po prek skanimet e gjithë puthjeve të vjetra
Mos kërko të dish më shumë e dashur
Se pa fund do jenë dilemat

Kot shpërthen në lot dhe në psherëtima
Gjyshja më pat thënë dikur
Se në çdo dashuri ndikon dhe klima

Sot, çdo çmenduri e re
më zë mbi një të vjetër
Për dreq pse jam krijuar kështu
Sederli që rri në breshër

Vazhdoj të eci dhe kur fle gjumë
Vazhdoj të eci nëpër ëndrra
Në mëngjes nuk më dhembin këmbët
Por e vetmja që më dhemb është zemra…

*Titulli i origjinalit: “Për dreq”

LEXO EDHE: Andi Bejtja: Të dua, të dua, të dua dhe ti e di…