Artistët nga Kosova kanë mbajtur një koncert në sallën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Kjo mbrëmje ishte e paharruar dhe këtë e ofroi koncerti i Orkestrës Kamerale NewBorn/Chamber Orchestra e Kosovës.
Dhjetë artistë të rinjë, instrumentistë të parë (solist) në filarmoninë e Kosovës, por që në një orkestër dhome ata janë bërë bashkë për virtuozitetin e tyre…!
Të drejtuar nga dirigjenti Edon Ramadani, artistët nga Prishtina kanë performuar për artëdashësit vlonjatë pjesë nga kompozitorët shqiptarë.
Si Avni Mula, Feim Ibraimi, Gjergj Kaçinari, Rashid Krasniqi, Rexho Mulliqi etj. Të traditës, dhe të huaj si Johaquin Rodrigo, Charles Gounod etj.
Artistët që interpretuan në këtë mbrëmje
Vlora ka përjetuar emocione të veçanta që kanë sjell interpretimet profesionale nga këta artistë.
Artistët që interpretuan ishin soprano Zana Abazi Ramadani, Betim Krasniqit në trombon, Avni Krasniqi në kornet. Kaltrina Krasniqi në flaut dhe Shkumbin Bajraktari në klarinet…!
Ka qenë një mbrëmje e veçantë, kjo për publikun vlonjat, një mbrëmje magjike, dhuruar mjeshtërisht bukur nga arti cilësor e me shumë nivel i artistëve të Orkestrës NewBorn të Kosovës./(BalkanWeb)
LEXO EDHE: Filarmonia e Kosovës nis edhe një sezon pa sallë koncertale
Filarmonia e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me koncertin e hapjes së sezonit 2019/2020.
Në këtë konferencë theks i veçantë iu dha mungesës së sallës koncertale. Ku u tha se për 20 vjet koncerte të tilla mbahen në salla të improvizuara. Siç është Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë.
Baki Jashari, drejtor i këtij institucioni, dha detaje rreth programit vjetor të Filarmonisë së Kosovës. Teksa shtroi nevojën që të ndërmerret diçka për ndërtimin e sallës koncertale, e cila do të lehtësonte punën e këtij institucioni.
“Ky sezon fillon me koncertin e nesërm në sallën e kuqe. Do të mbahet sezonin i parë. Është koncert inaugurues për të gjitha programet që do të jenë për 10 muaj. E që zgjat deri në qershor të vitit të ardhshëm. Viti 2020 shënon 20-vjetorin e themelimit të Filarmonisë së Kosovës. Veçanti e këtij koncerti janë dy përformues që janë, Lule Elezi, piano dhe Bojan Videnoff dirigjent. Edhe për 20 vjet pas themelimit ky institucion nuk ka sallë koncertale”, ka thënë Jashari…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU