Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit. Që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, dizajn dhe programim, me mbështetjen e “Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” – AADF.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, uroi së fundi mirëmëngjes. Me pamje nga puna për transformimin që po i bëhet objektit, piramida e Tiranës.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të Inovacionit Teknologjik në rajon. Nën mbikqyrjen e autorit të projektit, arkitektit të famshëm holandez Winny Mass, ju uroj një të diel të bukur”, – tha Rama.
Projekti arkitektonik i studios së famshme holandeze MVRDV parashikon një godinë transparente dhe plot dritë, transmeton “ATSH”.
Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën. Ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët.
Piramida e Tiranës do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design. Muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re./ATSH
——————————————————————————-
LEXO EDHE: E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij nudo (Foto)
Janaq Paço, autori i monumentit të Skënderbeut në Tiranë e Prishtinë u detyrua nga hetuesia t’i thyente kryeveprat e tij artistike.
Nga Nadire Buzo
Ndërsa shekulli i XX, po trondiste botën pamore me këndvështrimet e ndryshme mbi nudot, me Pikaso, Matisse, Maillol, Antonio Bourdelle, Bonard, Mooere dhe Bacon, në Shqipëri burgoseshin, vriteshin dhe kërcënoheshin artistët.
Në një rrugë në qendër të Tiranës, në studion e tij të rrënuar, skulptori Janaq Paço, thyente nudot “e turpshme”.
Ishte koha kur vritej bukuria, kohë e helmët e pleniumeve të zinj me gjarpërinjtë e mbledhur kutullaç mbi gurët e rëndë të piramidës së Keopsit. Këta gjarpërinj kishin helmuar shumë artistë, edhe atë vetë…
Paço ishte themeluesi i skulpturës dhe i shkollës së nudos në Shqipëri. Kontributi i tij në edukimin artistik dhe estetik të brezave qe i veçantë.
Shpirti i tij ishte universal
Shpirti i tij ishte universal në lidhje me historinë, filozofinë, moralin dhe religjionin në artin e tij…
Ai u lind, më 14 mars 1914 në Konicë, ku prej vitesh punonte i ati i ardhur familjarisht nga fshati Badëlonja i Përmetit. Në vitin 1925, familja e tij do të kthehej në Shqipëri dhe do të vendosej në Tiranë.
Në fëmijëri Janaqi do të binte në sy për talentin e tij. Ndërsa shokët dhe vëllezërit luanin me top lëndinave, Janaqi i vetëm rrinte me orë të tëra buzë lumit, duke bërë figura prej balte, ndodhte dhe ja prishnin figurinat që ai të shkonte e të luante me ta.
Ndoshta ky qe dhe fati që do ta ndiqte edhe shumë vite më pas punën e tij. Paço nuk tërhiqej ai nisi të shkëlqente në vizatime dhe modelimin e figurave të ndryshme. Në argjilë, madje kur u kthye në Tiranë ai u shqua në një ekspozitë të hapur në “Kafe Kursal”, midis nxënësve të tjerë pjesëmarrës.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU