Interpretuesi 37-vjeçar, Yevgeny Kulesh ka mbetur i vdekur teksa jepte shfaqje në teatrin e famshëm ‘Bolshoi’ në Moskë.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë dhe pamjet e tragjedisë janë publikuar dhe në rrjetet sociale.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se intepretuesi u godit gjatë ndryshimit të skenografisë, ndërsa luhej një operë e shekullit XIX nga kompozitori rus Nikolai Rimsky-Korsakov.
Një element i skenës u shkëput dhe ra mbi kokën e tij. Pas goditjes, interpretuesi shembet në tokë dhe shfaqja ndërpritet.
Në video shihet se perdja mbyllet, kurse publiku panikoset pasi nuk ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Kjo ngjarje shënon humbjen e dytë në skenën e këtij teatri. Në vitin 2013 një violinist humbi jetën pasi ra mbi orkestër.
ObserverKult
Lexo edhe:
“KUR TË VDES, DO TË MË NDEROJNË”, INTERVISTA E RRALLË E KOÇO DEVOLES