Aktori i njohur, Rikard Ljarja, tashmë i ndjerë, në një intervistë të dhënë kohe më parë për “Mapo” teksa kishte komentuar librin me titullin “Josifopedia”, kishte folur edhe për diktaturën.
“Unë në diktaturë ia kam kaluar shumë mirë. Sepse të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh në televizion për 20 vjet, çdo natë nuk është pak”.
“Kështu që diktatura tek unë nuk ka qenë… por, sigurisht si gjithë populli shqiptar kemi pasur probleme të mëdha, e të vogla. Ka pasur probleme. Por për vete nuk mund të them ndonjë gjë, nuk mund të them: poshtë diktatura”, thotë Ljarja.
Teksa ishte pyetur se çfarë e shqetëson, aktori Rikard Ljarja pati thënë: “Shqipëria s’ka mundësi. Mua më vjen keq për të rinjtë e talentuar, të jashtëzakonshëm që nuk kanë mundësi të zhvillohen, por iu ikin ditët me gjëra të vogla. Po vrasin veten çdo ditë djem të rinj.
Pse e vrasin veten? Çfarë halli kanë? Ka gra që i dhunojnë në mënyrë të llahtarshme. Pse i dhunojnë? A dhunohet gruaja? Kjo është absurde. Ka perversitete brenda familjes, llahtarina.
“Ndoshta kanë qenë edhe më përpara. Nuk kemi ditur gjë. Nuk më vjen mirë që shtypi i proklamon. Sepse ndodh që ndonjëherë i marrin si shembull”, u pati shpreh ai teksa kishte bërë krahasimin edhe me të kaluarën e Shqipërisë.
——————————————————-
LEXO EDHE: “VIKTOR GJIKA MË BËRI TË QAJ, MË QETËSOI SANDËR PROSI”, – AKTORJA E NJOHUR TREGON PRAPASKENAT
Në rolin e parë do të duhej të qante, por aktrimi do të ishte një nga gëzimet më të mëdha në jetën e aktores me një galeri të pasur rolesh. Si në skenë dhe në ekran. Në një intervistë dhënë kohë më parë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, i transmetuar në “Dixhitalb”, Yllka Mujo rrëfen momentet më të rëndësishme që kanë shënjuar rrugëtimin artistik.
Kontakti i parë me skenën për Yllka Mujon ka nisur që në moshën 8-vjeçare, moment kur ajo thotë se u pranua nga Tonin Harapi. Si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionierëve. Ëndrra e saj për t’u bërë aktore u nxit dhe nga babai saj, i cili në rininë e hershme kishte dashur edhe vetë që të bëhej aktor, por nuk mundi. Ëndrrën e parealizuar, babai e nxiti tek e bija. E cila e realizoi duke u bërë jo vetëm një aktore, por një nga më të suksesshmet në Shqipëri….