Will Smith: Kam dashur të vras babain tim për t’u hakmarrë për nënën

Will Smith rrëfen se ka menduar të vriste babain e tij, për t’u “hakmarrë” në lidhje me dhunën që i ka ushtruar nënës së tij.

Në një fragment nga kujtimet e tij, të botuara në “People”, Smith zbulon mjedisin e ngarkuar të jetës së tij të hershme në Filadelfia me babanë e tij, Willard Carroll Smith Sr., dhe nënën Caroline Bright – dhe se si ajo periudhë ndikoi në jetën e tij të mëvonshme me babanë, për të cilin Will kujdesej ndërsa po luftonte me kancerin.

“Babai im ishte i dhunshëm, por ai ishte gjithashtu në çdo hap timin” shkruan Smith, 53 vjeç. “Ai ishte i alkoolizuar, por ishte i matur në çdo premierë të çdo filmi timin. Ai dëgjoi çdo regjistrim timin. Vizitoi çdo studio ku unë shkoja.”

Ai vazhdon: “Kur isha nëntë vjeç, pashë babain tim duke goditur mamanë në kokë, aq fort sa ajo u rrëzua. E pashë gjakun e saj të tokë.”

Të dy përfundimisht u ndanë kur Smith ishte adoleshent dhe u divorcuan në vitin 2000.

Pika më e ulët në marrëdhënien mes Smithit dhe babait të tij erdhi kur ai po kujdesej për të atin afër fundit të jetës.

“Një natë, ndërsa e çova me rrota nga dhoma e tij e gjumit drejt banjës, një errësirë u ngrit brenda meje. Rruga midis dy dhomave kalon majën e shkallëve. Si fëmijë i kam thënë gjithmonë vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time.”

“Unë ndalova në majë të shkallëve,” shkruan Smith për momentin ogurzi, transmeton ‘lapsi.al’.

“Unë mund ta shtyja atë poshtë dhe të ikja lehtësisht. Ndërsa dekadat e dhimbjes, zemërimit dhe pakënaqësisë kishin mbetur pas, unë tunda kokën dhe vazhdova ta çoja Daddio-n në banjë.”

Babai i Smith vdiq në vitin 2016. Duke reflektuar mbi dekadat e suksesit të tij si komedian dhe marrëdhënien e tij me të atin, Will shkruan: “Nuk mund të marrësh asgjë nga bota materiale që mund të krijojë paqe ose përmbushje të brendshme.

Kohët e fundit Will pranoi se kishte mendime vetëvrasëse gjatë xhirimit të një serie në YouTube.

LEXO EDHE: RRËFIM EMOCIONAL I WILL SMITH: KAM MENDUAR VETËVRASJEN…