Edmond Tupja: Kur ti më buzëqesh, m’zgjatet jeta

Kur ti më buzëqesh, mua më zgjatet jeta Që të të përkushtohem edhe më thellë ty, Ah, sa ëmbël, sa bukur ditët m’i bën të lehta, Kur gëzimin tënd ma çel aq të kaltër në sy.

Kur ti më buzëqesh, mua më zgjatet jeta
Që të të përkushtohem edhe më thellë ty,
Ah, sa ëmbël, sa bukur ditët m’i bën të lehta,
Kur gëzimin tënd ma çel aq të kaltër në sy.

Kur ti më përqafon, gjithçka lulëzon brenda meje,
Në dimër llastohen lulet, në verë borë bie nga dashuria,
Në qiellin tim shpirtëror nuk gjëmon pikë rrufeje
Kur me dhembshurinë tënde ti ripërtërin hovet e mia.

Kur ti më puth sa herë nga ngërçet e ditës vij i lodhur
Unë ushqehem si fëmijë me rrezet e tua të lumtura,
Mrekullia më e mrekullueshme tek ne ka ndodhur
Kur ti, tek më puth, më bën të besoj tek e pamundura.

*Titulli i origjinalit: Kur ti…

ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

PËRJETIMET E NJË NËNE PËR HUMBJEN E SË BIJËS, TUPJA SJELL NË SHQIP ROMANIN DRITHËRUES

‘Kamila, si flutur’ është romani i parë i autores franceze Sophie Daull, që vjen në shqip nga prof. Edmond Tupja. Romani drithërues tregon historinë e vërtetë të shkrimtares e cila në këtë libër ka hedhur momentet e fundit të jetës së vajzës së saj 16-vjeçare.

Përkthyesi Edmond Tupja shprehet se është ndjerë tejet i emocionuar ndërsa ka shqipëruar këtë libër:

“Në rastin e fundit përktheja duke u përlotur dhe përlotesha duke përkthyer, është një libër që të mbërthen sepse është një nënë që në kundërshtim me të gjitha hamendësimet për forcën njerëzore të çarmatos sepse nëna varros fëmijën, është e padrejtë. Ky libër është një lloj vaksine për shpirtin, vdekja është e pashamngshme por jo kjo lloj vdekje, prandaj “ O nëna o baballarë mbrojini fëmijët tuaj’’ është një ndër mesazhet që përcjell ky libër”.

Tekstin e plotë e gjeni KETU