Vendbanimi i Komanit, arkeologët kërkojnë të shpallet sa më shpejt park arkeologjik

Vendbanimi arkeologjik i Komanit, nevojitet që të shpallet zonë e mbrojtur në kuadër të parkut arkeologjik.

Kjo është kërkesa e arkeologëve, të cilët kanë vlerësuar dhe studiuar rrënojat dhe provat e gjetura në këtë vendbanim, që sipas tyre tregon lidhjen e hershme mes ilirëve në lashtësi dhe shqiptarëve të mesjetës, transmeton ‘a2news.com’.

Në vendbanimin e Komanit, i njohur edhe si kodra e Kalasë së Dalmacës. Janë gjetur mure të banesave, dy kishave mesjetare. Si dhe mjaft objekte dhe sende që i shërbenin mënyrës së jetesës në atë kohë.

Të dhënat arkeologjike kanë hedhur dritë se mund të kemi të bëjmë me qendër peshkopale mesjetare. 


LEXO EDHE: ZBULIM I MADH NË LIQENIN E OHRIT, VENDBANIMI NEOLITIK DATON PARA 8,000 VITESH

Një vendbanim antik në brigjet e Liqenit të Ohrit është mijëra vite më i vjetër nga sa mendohej më parë. Zbulimi është bërë nga një grup studiuesish zviceranë. Të cilët kanë kryer datimin me radiokarbon të 800 shtyllave të drurit, të gjetura në fund të liqenit.

Një vendbanim antik në brigjet e Liqenit të Ohrit është mijëra vite më i vjetër nga sa mendohej më parë. Zbulimi është bërë nga një grup studiuesish zviceranë, të cilët kanë kryer datimin me radiokarbon të 800 shtyllave të drurit, të gjetura në fund të liqenit.

Ata kanë arritur të hedhin poshtë pretendimet e mëparshme se ky vendbanim datonte në datonte në 1.000 pes. Vendbanimi që ndodhet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tashmë është provuar se ka qenë i banuar nga mesi i Mijëvjeçarit të 5-të deri në Epokën e Bronzit (Mijëvjeçari i 2-të).

Sipas Studiuesve nga Universiteti i Bernës, datimi u bë i mundur për shkak se druri ishte i privuar nga oksigjeni nën ujë. Duke i rezistuar algave apo erozionit bakterial. Nivele të tilla të ruajtjes janë gjetur më parë vetëm në rajonet alpine…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU