“Andorra”, fituese e çmimeve kryesore në Festivalin Artmania

andorra

Shfaqja “ANDORRA” me regji të Kushtrim Bekteshit, prodhim i Teatrit të qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, ka arritur t’i fitojë dy çmimet kryesore në edicionin e parë të festivalit Artmania i cili u mbajt në Gjakovë për pesë net rresht.

Në një program të gjerë me shfaqje nga Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut, “ANDORRA” arrti t’i fitojë çmimet:

– Shfaqja më e mirë

– Aktori më i mirë -Bujar Ahmeti

Kjo shfaqje  rrëfen fatin tragjik të një të riu hebre me emrin Andri në Andorrë (vend fiktiv) i cili në vigjilje të ardhjes së nazizmit ballafaqohet me paragjykimin dhe diskriminimin për shkak të përkatësisë së tij etnike.

Siç thuhet dhe në tekst nga një koment i shtuar  model i tillë paragjykimi kemi qenë edhe ne në të kualuarën tonë të afërt dhe jo vetëm paragjykimi por edhe urrejtje, krimi e gjenocidi. Shfaqja si koncept regjisorial dialogon dhe thërret në kujtesën e afërt kolektive tonën ku dhe vetë kemi qenë personazhe tragjikë dhe pjesë e Kosovës së lyer me gjak , ndërkohë thërritet në tekst ‘ në  Andorrën tonë të bardhë si bora … ‘  edhe pse pellg gjaku, si në Kosovën tonë që ende i kullojnë plagët.

Në shfaqje luajnë aktorë shumë të përgatitur dhe të njohur , si : Xhevdet Doda, Bujar Ahmedi, Hajat Toçilla, Alban Krasniqi,  Rifat Smani, Liridona Shehu , Afrim Muça, Fetah Paçarizi, Besëlidhje Bytyqi, Alban Çela e shumë të tjerë.

ObserverKult