Më beso, unë e di se çfarë do të thotë të ndihesh shumë i vetmuar…

Foto ilustrim

Thëniet e mëposhtme janë shkëputur nga romani “Ferri” i autorit Dan Brown:

“Asgjë nuk është më krijuese dhe shkatërruese se një mendje e bukur me një qëllim”.

“Vendimet e së shkuarës sonë janë arkitektët e të tashmes sonë”.

“Mendja e njeriut ka një mekanizëm mbrojtjeje të moçëm që mohon realitetet, të cilat prodhojnë shumë stres për t’u përballuar nga truri. Kjo quhet Refuzim”.

“Më beso, unë e di se çfarë do të thotë të ndihesh shumë i vetmuar. Vetmia më e madhe në botë është izolimi që vjen nga mungesa e të qenurit të kuptuar nga të tjerët. Kjo gjë i bën njerëzit të humbasin kuptimin e realitetit”.

“Vendet më të errëta në ferr janë rezervuar për ata që heshtin në kohëra krizash”.

“Unë besoj se të menduarit për problemin, është realisht një problem”.

“Unë jam një fans i së vërtetës, edhe kur ajo është e vështirë për t’u pranuar”.

“Vetëm një formë e infektueshmërisë përhapet më shpesh se virusi. Dhe ajo është frika”.

“Por më beso, thjesht sepse mendja e njeriut nuk e imagjinon dot të ndodhë diçka, kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë”.

“Ka funksionuar gjithmonë në këtë mënyrë. Vdekja paraprihet nga jeta. Për të arritur parajsën, njerëzit duhet të kalojnë përmes ferrit”.

——————————-

Lexo edhe: THËNIE NGA NICHOLAS SPARKS: DASHURIA ËSHTË SI ERA, NUK MUND TA SHOHËSH, POR MUND TA NDJESH

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Nicholas Sparks:

“Nuk jam aspak i veçantë, për këtë jam i sigurt. Unë jam një njeri i zakonshëm me mendime të zakonshme dhe kam bërë një jetë normale si kushdo. Nuk ka monumente të dedikuara për mua dhe emri im do të harrohet shumë shpejt, por unë kam dashur një person me gjithë zemër dhe shpirt, dhe kjo më ka mjaftuar gjithmonë”.

“Dashuria është si era, nuk mund ta shohësh, por mund ta ndjesh”.

“Vetëm kur mendon se nuk mund të bëhet më keq, dije se mundet. Dhe vetëm kur mendon se nuk mund të bëhet më mirë, bindu se mundet”.

“Më në fund e kuptova se çfarë do të thoshte dashuri e vërtetë… Dashuri do të thoshte që të kujdeseshe për lumturinë e një personi tjetër më shumë se sa për tënden, pavarësisht se sa të dhimbshme mund të jenë zgjedhjet me të cilat përballesh”…