Altin Basha rikthehet në Top Channel? Zbulohet bashkëpunimi me Salsano Rrapin

Siç flitet, regjisori i njohur Altin Basha ka gjasa të rikthehet sërish në TopChannel.

Burime për mediat bëjnë me dije se Basha është në bisedime me drejtuesit e Top Channel për të krijuar një program të ri, transmeton ‘tirananews.al’.

Thuhet se ky program do jetë një bashkëpunim me aktorin Salsano Rrapi.

———————————————-

LEXO EDHE: HOXHA ZBULON KUSH DO TA DREJTOJË TOP CHANNEL-IN, PAS IKJES SË BLUSHIT

Vjollca Hoxha, ka zbuluar se kush do të marrë përsipër rolin e drejtorit të përgjithshëm të televizionit pas largimit të Blushit. 

Ajo e ka bërë këtë përmes një email-i dërguar stafit të medias. Aty bashkëshortja e të ndjerit Dritan Hoxha shkruan se drejtimin e Top Channel do ta marrin trashëgimtarët e tij.

Ben Blushi dha zyrtarisht dorëheqjen. Ai njoftoi se do të largohet pas 4 vitesh nga pozicioni i drejtorit të përgjithshëm.