Si e censuroi komunizmi Gjergj Fishtën

Gjergj Fishta

Kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, foli ditë më parë në një konferencë shkencore në Shkodër për At Gjergj Fishtën. Ai zbuloi dorëshkrimin e ndaluar të Historisë së Letërsisë shqipe. Aktiviteti shënoi përmbylljen e veprimtarive për 150-vjetorin e homerit shqiptar.

Aktivitetet në 150-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishës u përmbyllën në Shkodër. Kjo u bë me anë të një konference shkencore.

Provinciali françeskan, at Pashko Gojçaj theksoi rëndësinë mbi të cilën duhet trajtuar Fishta. Ai konsideron se porositë e tij duhet të jenë udhërrëfyese edhe sot.

“Na bashkon dhe na bën një me gjithë dallimet që ne kemi.”

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, duke u ndalur tek momentet historike që shënjuan jetën e Fishtës, zbuloi edhe botimin e censuruar nga regjimi, i cili në mbi 50 faqe kishte veprat e tij.

“Që në vitin ’68 ishte bërë gati volumi i tretë i letërsisë shqipe ku ishte parashikuar që me meritë Fishta të zinte 59 faqe në atë botim që për arsye politike nuk u botua.”, deklaroi kreu i Akademise se Shkencave.

Studiuesi dom Nikë Ukgjini kërkon që Fishta dhe të tjera personalitete të marrin vendin që i takon në letersinë shqipe. Kjo veçanërisht në tekstet shkollore.

Aktiviteti erdhi nën kujdesin e departamenteve të letërsisë e gjuhësisë, qendrës së studimeve albanologjike dhe provincës françeskane.

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

GJERGJ FISHTA, POETI KOMBËTAR QË U MOHUA NGA KOMUNIZMI

150-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, bëri bashkë studiues e dashamirës së artit në Muzeun Historik Kombëtar. Në konferencën e organizuar posaçërisht për shkrimtarin, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli vlerësoi Fishtën, si një ndër mjeshtrit e letrave shqipe. 

“Sa herë që flasim për Gjergj Fishtën duket sikur historia e letërsisë apo kritika do t’i ketë gjithmonë borxh atë heshtjen e gjatë që ra mbi të prej gjysmë shekulli. Por pavarësisht kësaj ai vjen sot si një figurë iluminuese”, u shpreh Bardhyli.

Studiuesja e figurës së Fishtës, Lili Sula, veçoi nga veprat e shkrimtarit “Lahutën e Malcisë” për ta krahasuar atë me Iliadën e Homerit.

“Nuk do të harrohet kurrë vepra “Lahuta e Malcisë”, e cila me të drejtë u konsiderua si “Iliada shqiptare” dhe Fishta si “Homeri shqiptar”, deklaroi studiuesja.

Studiuesja Rovena Vata, solli në vëmendje një tjetër dimension të Fishtës, satirën. 

Studiues të ndryshëm të figurës së Fishtës të pranishëm në konferencë e cilësuan shkrimtarin si shumë dimensional. Ndërsa e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult