Gjergj Fishta, poeti kombëtar që u mohua nga komunizmi

Gjergj Fishta

150-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, bëri bashkë studiuese dashamirës së artit në Muzeun Historik Kombëtar. Në konferencën e organizuar posaçërisht për shkrimtarin, drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli vlerësoi Fishtën, si një ndër mjeshtrit e letrave shqipe. 

“Sa herë që flasim për Gjergj Fishtën duket sikur historia e letërsisë apo kritika do t’i ketë gjithmonë borxh atë heshtjen e gjatë që ra mbi të prej gjysmë shekulli. Por pavarësisht kësaj ai vjen sot si një figurë iluminuese”, u shpreh Bardhyli.

Studiuesja e figurës së Fishtës, Lili Sula, veçoi nga veprat e shkrimtarit “Lahutën e Malcisë” për ta krahasuar atë me Iliadën e Homerit.

“Nuk do të harrohet kurrë vepra “Lahuta e Malcisë”, e cila me të drejtë u konsiderua si “Iliada shqiptare” dhe Fishta si “Homeri shqiptar”, deklaroi studiuesja.

Studiuesja Rovena Vata, solli në vëmendje një tjetër dimension të Fishtës, satirën. 

Studiues të ndryshëm të figurës së Fishtës të pranishëm në konferencë e cilësuan shkrimtarin si shumë dimensional. Ndërsa e vlerësuan atë për frymën heroike nacionale që shfaq në veprat e tij.

————————————————————————

LEXO EDHE: KUR FOLI GJERGJ FISHTA NË KONGRESIN E MANASTIRIT MYSLIMANË E KRISHTERË S’MUNDËN T’I NDALNIN LOTËT

Kongresi i Manastirit, nuk është i rëndësishëm vetëm për alfabetin dhe gjuhën. Kongresi është momenti kur kombi shqiptar po bashkohej dhe po e merrte formën përfundimtare. Rëndësia politike është më e madhe se ajo gjuhësore apo kulturore. Sepse, procesi politik i rilindësve, përmes gjuhës po e krijonte kombin.

Në shënim të këtij përvjetori duhet t’i kujtojmë disa momente apo detaje të rëndësishme të Kongresit kur të gjithë intelektualët shqiptarë. Sikur edhe populli, e kishin gjithnjë e më të qartë se Perandoria Otomane do të përfundonte. Dhe se tokat shqiptare po rrezikoheshin nga fqinjët.

Më poshtë, një pjesë e përkthyer që shpjegon situatën në sallë. Gjatë dhe pas përfundimit të fjalimit të Gjergj Fishtës…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU