Alban Ramosaj reagon pas Festivalit të Këngës, ka disa fjalë për “jo-dashamirësit”

Alban Ramosaj

Ndërsa Albani ka rrëmbyer çmimin e dytë dhe një dashuri e përzemërsi të madhe nga publiku i gjerë, ditë më parë ai ka vendosur të reagojë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Këngëtari i njohur ka shkruar gjatë për të falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, u ka bërë një dedikim familjarëve të tij, si dhe ka ironizuar komentuesit negativë.

“Për dashamirësit e mi,

Pas një dite të gjatë pushimi kisha dëshirën t’ju falënderoja nga zemra për mbështetjen përgjatë si dhe pas festivalit.

Ju premtoj që do vazhdoj të shkruaj e të kompozoj art të cilësisë më të lartë që t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet.

Ky vit, falë jush ishte i imi! – Jo për numrat e trofeve që kam çuar në shtëpi por prej dashurisë masive që më keni falur, dhe siç dëgjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim…

Për ktë, përulem para jush!!

MIRËNJOHJE! ??‍?

Ndërsa për jo-dashamirësit e mi ?

#LejNajLlafPaThënë #EMbajNjëSyMbyll

Përtej shakasë dhe referencave të #Theje

Kam përveshur mëngët, bëhuni gati – 2022! ??

Për Familjen time…

@antigoneramosaj O Ma, FITOVA!!”

Fitova dashni, duartrokitje, eksperiencë, mësime, miq të rinj (ndër të cilët: Gjergj eka!!), fitova rrespekt!

Faleminderit për çdo sakrificë dhe mund që ke derdhur për t’më fal mundësinë e të jetuarit jetën ashtu siç ma ka shpirti… poetikisht.

Të kam “borxh” frymën. ??

@beatrixramosaj kur të lexosh, dua ta dish që bëra më të mirën time, madje ia kalova Albanit të mëparshëm! ??

Shpresoj të jesh krenare për progresin dhe përformancat e vëllait tënd. ?

Ju Dua, përgjithmonë”, shkruan Albani në postimin e tij./gazeta-shqip.com

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

“THEJE, O TI, THEJE”…TEKST TMERRUES: A ISHTE KËNGA E ALBANIT MË E MIRË SE E RONELËS?

Ronela Hajati është shpallur fituese e edicionit të 60-të këngës në RTSH. Me këngën “Sekret”, Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision që do mbahet në Torino të Italisë në 2022.

I dyti në këtë Festival u rendit Alban Ramosaj me këngën e titulluar “Theje”.
Ka pasur prej atyre që kanë menduar që pikërisht kjo…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult